LAJMI I FUNDIT:

Anevski refuzoi të komentojë të ‘enjten e përgjakshme’

Anevski refuzoi të komentojë të ‘enjten e përgjakshme’

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, ka refuzuar të komentojë për atë nëse akuzat për dhunë në Kuvend më 27 prill janë shumë të buta për pjesëmarrje në turmë, sepse siç tha, nuk kishte hetim në lëndët, ndërsa nuk dha asnjë vlerësim për atë çfarë ka parë në inçizime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nga përvoja ime, përderisa nuk e shoh lëndën, nuk mundem asgjë të them. Inçizimet i kam parë, por nuk i kam parë lëndët’, deklaroi Anevski.

Përndryshe, Këshilli i prokurorëve, dje përsëri anuloi seancën, në të cilën duhej të zgjidheshin dy prokurorë të Prokurorisë së lartë publike në Shkup edhe një në shtetëror, por nuk kishte mbështetje nga shumica. /Telegrafi/