LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e SASHK-ut u tubuan para selisë së sindikatës, mësuesit ndjehen të mashtruar

Anëtarët e SASHK-ut u tubuan para selisë së sindikatës, mësuesit ndjehen të mashtruar

Pas vendimit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për ndërprerjen e grevës sot pasdite u tubuan para selisë së SASHK-ut anëtarët e sindikatës, duke shprehur pakënaqësi me vendimi i fundit.

Mësuesit thonë se prej 10 vitesh janë të margjinalizuar. Ata thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Mësuesit janë ankuar se edhe prindërit janë sjellë në mënyrë vulgare duke i fyer. Ata thonë se Nedellkov nuk është konsultuar me ta për të pezulluar grevën.


Vendimi i SASHK-ut është marrë pasi kanë marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme për zgjidhje paqësore të kontestit.

Nga SASHK-u deklaruan se duhet ta respektojë ligjin dhe se gjatë zgjidhjes paqësore të kontestit nuk gjenden zgjidhjet adekuate do ta aktivizojnë sërish grevën.

“Do të duhet të veprojmë në përputhje me ligjin dhe të vendosim grevën në pezullim. Kjo do të thotë që ne e vendosim në pezullim vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme derisa të zgjidhet kontesti. Jemi të bindur se në periudhën e pajtimit do të gjejmë zgjidhjet e duhura dhe se nuk do të ketë nevojë për aktivizim të grevës. Nëse nuk pajtohemi me qëndrimet e Ministrisë dikasteriale të Arsimit dhe Shkencës, greva do të riaktivizohet. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, tha Nedellkov.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori