LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° cloudy

Anëtarët e Komitetit për Komunitete adresojnë vërejtjet rreth projekt buxhetit të Komunës së Prizrenit

Anëtarët e Komitetit për Komunitete adresojnë vërejtjet rreth projekt buxhetit të Komunës së Prizrenit

Krijimi i vendeve të punës, fuqizimi i burimeve njerëzore, rehabilitimi i ndërtesave shëndetësore dhe ndarja e drejtë e subvencioneve kanë qenë kërkesat e shprehura nga anëtarët e Komitetit për Komunitete për buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025.

Projekt buxheti për vitin e ardhshëm është prezantuar nga nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, i cili ka theksuar se ky dokument është hartuar në konsultim me grupet e komunitetit.

“Kërkesat dhe nevojat e qytetarëve janë më të mëdha se mundësitë buxhetore. Por bazuar në prioritete jemi munduar që ti akomodojmë ato në projekt buxhetin për vitin 2025”, ka thënë Gashi.


Sipas tij buxheti për vitin e ardhshëm nuk ka rritje krahasuar me buxhetin e këtij viti, përjashtuar kategorinë e pagave. Sipas tij totali i buxhetit është mbi 70 milionë euro, teksa për investime kapitale janë planifikuar mbi 20 milionë euro, raporton Telegrafi.

Ai ka njoftuar anëtarët e këtij Komiteti edhe me planet për projektet kapitale, përfshirë parkingjet, ndriçimin publik, ndërtesën komunale, derisa sipas tij te subvencionet përparësi do të kenë bujqësia, kultura dhe arsimi.

Anëtarët e Komitetit nga radhët e komuniteteve kanë adresuar vërejtjet e tyre lidhur me përmbajtjen e këtij propozimi, duke kërkuar punësim të komuniteteve jo-shumicë, pastaj përmirësimin e shëndetësisë primare në Zhupë e ndarje më të drejtë të subvencioneve.

“Investimet në infrastrukturë janë të nevojshme por duhen edhe resurse njerëzore në fushat kryesore, ngase prej asfaltit e kubëzave nuk vjen zhvillimi”, ka thënë Merxhan Osmani nga komuniteti boshnjak.

Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Ertan Simitçi është pajtuar me konstatimin se buxheti është i kufizuar në raport me nevojat e qytetarëve, dhe ka apeluar që projektet kapitale që janë në zhvillim e sipër të finalizohen pa u zvarritur.

“Shpresoj që pas adresimit të të gjitha vërejtjeve ta hartojmë një buxhet gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet që jetojnë në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Simitçi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Kalo në kategori