Site icon Telegrafi

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së takuan drejtorin Petrit Ajeti në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot kanë takuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Sipas një postimi të faqës së Kuvendit të Kosovës në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendi ata takuan drejtorin e AKI-së, Ajetin në drejtorinë qendrore të këtij institucioni.

“Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja Ganimete Musliu, takuan drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, në drejtorinë qendrore të këtij institucioni”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version