LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor gjatë javës do ta kontrollojnë punën e Gjykatës së Lartë

Maqedoni: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor gjatë javës do ta kontrollojnë punën e Gjykatës së Lartë

Tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor të kryesuar nga kryetari Kiro Zdravev të enjten do të shkojnë në Gjykatën supreme për të inspektuar punën e gjykatës më të lartë, ndërsa do të kontrollojnë edhe lëndët që ngritën shumë pluhur në opnion, gjegjësisht pse disa vendime të caktuara priteshin me muaj. Nëse, faji është te Gjykata Supreme apo ndoshta për raste të caktuara është pritur kohë të gjatë mendim nga Prokuroria republikane? Zdravev tha për Alsat se vizita në Gjykatën Supreme ishte planifikuar që në fillim të vitit.

“Vizita e Gjykatës Supreme është pjesë e planit të veprimit për vizitat e punës nëpër gjykata për këtë vit. Vizita nuk ka të bëjë me pastrimin e paralajmëruar të gjyqësorit”, tha Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Sipas planit, grupi i punës në Supreme do të kontrollojë disa të dhëna.


“Qasje lidhur me respektimin e afateve ligjore për marrjen, publikimin dhe hartimin e vendimeve, konstatimin e ndonjë ngecje të mundshme në punën e gjyqtarëve, si dhe arsyen e ngecjes, cila është situata me lëndët e vjetra në gjykatë, si dhe ngarkesa e punës së gjyqtarëve sipas orarit për punë”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Ushtrues detyre kryetar i Gjykatës supreme është gjyqtari Faik Arsllani. Ai në këtë pozitë është tash një vit. Ai zëvendësoi Jovo Vangellovskin. Arsllani pasi erdhi në këtë pozitë tha se në sirtar ka gjetur dhjetëra lëndë që nuk janë proceduar. Për këtë është informuar edhe Prokuroria e cila para shtatë muajve informoi se është hapur lëndë dhe informuan se në Gjykatën supreme janë duke u kryer kontrolle./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Lajme
Kalo në kategori