Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, nëpërmjet një letre, ka uruar Glauk Konjufca për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në letër-urim, kreu i legjislativit zviceran ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat e bashkëpunimit parlamentar.
“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Zvicra ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me vendin tuaj dhe me kalimin e viteve është bërë njëri nga partnerët tuaj kryesorë, si për perspektivën e zhvillimit, ashtu edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE. Unë sinqerisht shpresoj dhe lutem që ndryshimi i shprehur nga populli kosovar në kutitë e votimit, shkurtin e kaluar, do të sjellë një epokë të re për Kosovën, një epokë që do të sjellë stabilitet politik, miratimin e shpejtë të legjislacionit kryesor dhe do të shënojë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Aebi në letrën e tij.
Sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, diaspora e madhe kosovare dhe e integruar mirë në Zvicër dhe partneriteti i gjatë në mes të dy vendeve formojnë një bazë solide për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, përfshirë këtu përkrahjen e vazhdueshme zvicerane për institucionet kosovare.
Më tej në letrën e tij, Andreas Aebi thekson se sapo situata pandemike të përmirësohet, shpreson shumë që delegacionet zvicerane dhe kosovare të jenë në gjendje të takohen në Bernë ose Prishtinë.
“Do të doja të përfitoja nga ky rast, për t’ju uruar çdo sukses në pozitën tuaj të re dhe për të ripohuar dëshirën time që parlamentet tona të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera në letrën e tij kreu i Këshillit Kombëtar të Zvicrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve