Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11- Majit.
Në një intervistë për RTSH-24, Andoni theksoi se problemi kryesor që ka sot PD-ja dhe opozita është identifikimi me Sali Berishën dhe statusit të tij të non gratës.
Sipas tij, kjo ka për të qenë dhe më e vështirë në zgjedhjet e 11-Majit, po të kemi parasysh që vetëm një ditë më parë, administrata në ikje e Presidentit të SHBA-ve ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan.
“Gjeja që nuk më pëlqen është identifikimi i PD-së me vetveten që bënë z. Berisha. Kjo qasje e pengon jashtëzakonisht opozitën sepse z. Berisha ka statusin non grata , dhe nuk është kaq e thjesht sa e komentojnë vete eksponentët e PD-së. Këtë mund ta lidh dhe që së fundmi administrate në ikje e Presidentit Joe Biden, ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan”-nënvizon ai.
Sipas tij, z. Berisha është nga të parët e listuar, ish-zv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi apo dhe individ të tjerë. Gjithashtu në Kosovë ka individë të tillë, në Serbi ka shumë më tepër , etj. Pra non grata e z. Berisha nuk besoj se do jetë një situatë e lehtë për ti ikur këtij realiteti politik.
“Opozita duhet ta mendoj me kujdes jo vetëm ofertën e saj për zgjedhjet e 11-Majit por dhe të ardhmen e saj. PD-ja duhet të mendoj një ofertë për publikun i cili në vetvete po kërkon një të djathtë të re. Me sa shohim sot, në këtë parti më shumë improvizohet dhe sajohet sesa ka një plan realisht për të ardhmen”.
Në bazë të informacioneve që kam, PD-ja do të prezantoj planin e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë por ende nuk ka një shtab që merret me planin por vetëm znj. Tabaku.
Sipas Andonit, PD-ja nuk po bënë mosbindje civile sepse nëse do të ishte kështu z. Berisha nuk do të ishte paraqitur para Gjykatës ditën e hënë.
“Këto katër muaj që kanë mbetur opozita duhet të prezantoj shtyllat e saj sesi do të qeverisi vendin në rast fitore”.
Ndërsa duke analizuar mazhorancën, Andoni tha që ajo po prezantohet në opinion publik me projektet që kanë bërë këto vite sesa në një retorik kundërshtuese me opozitën.
“Kjo është një qasje për të krijuar idenë se nuk ekziston opozita por problemi më i madh i mazhorancës është vetë përballja e tyre me publikun. Ka vërtetë një rritje ekonomike në Shqipëri por kjo rritje nuk është e materializuar në rritjen e mirëqenies së publikut. Me gjithë turizmin e madh në vend, me investimet në procesin e integrimit apo dhe ndërtimet e shumta nuk kanë përmirësuar jetën e shqiptarëve.
Një tjetër çështje që komentoi Ben Andoni ishte dhe ajo e çështja e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, z. Veliaj nga SPAK.
“Problemi më i madh që ka sot PS-ja është problemi që ka sot z. Veliaj. Por vetë mazhoranca ka bërë një zgjidhje interesante që pothuajse e kanë zhveshur nga shumë element dhe angazhime brenda partisë. z. Veliaj e presin sfida të mëdha ku nga pretendente kryesor pas z. Rama tashmë është alternativa për të shpikur një Veliaj të ri për të bërë karrierë brenda partisë, gjë që është shumë e vështirë.
Në përfundim Andoni tha se z. Rama po bënë fushatë me individë që nuk janë të përfolur nga drejtësia.
“Rama narracionin e tij të ri politik për ofertën e 11 majit po e bënë me individë që nuk kanë indicie nga drejtësia. Ndaj unë mendoj që oferta e mazhorancës mund të vonojë por do të jetë një ofertë që do të përmblidhi më shumë një zhvillim modernë të Shqipërisë dhe brenda besoj se do të ketë dhe Mea Culpa të mëdha me atë që ka ndodhur në mandatin e tij të tretë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re