Andi Zeqiri gjen golin e dytë në Bundesliga, Augsburgu pëson humbje nga Mainz
Sulmuesi Andi Zeqiri e ka gjetur edhe njëherë rrjetën në Bundesligën e Gjermanisë.
Zeqiri ka shënuar për Augsburgun në humbje prej 4-1 nga Mainz.
22 vjeçari golin e realizoi në minutën e 69-të për rezultatin 3-1 me goditje nga zona, duke shfrytëzuar maksimalisht një pasim të Andre Hahn.
Për sulmuesin ky është goli i dytë i tij, derisa të parin e kishte shënuar ndaj Borussia Dortmund me 2 tetor.
Mainz me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, teksa Ausburgu i Zeqirit në vendin 16-të me vetëm 6 pikë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























