LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Real Madridi ka cilësinë për të garuar për trofeun e Ligës së Kampionëve

Ancelotti: Real Madridi ka cilësinë për të garuar për trofeun e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti foli në konferencë për shtyp pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Interit në Santiago Bernabeu të martën mbrëma.

Trajneri i Los Blancos ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe, megjithëse ai mendon se mbrojtja mund të ushtrojë më shumë presion, ai është i sigurt për shanset e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të këtij viti.

Por, Ancelotti më pas dha një vlerësim se ku qëndron aktualisht skuadra.


“Ne jemi duke bërë mirë. Jemi në një nivel të lartë dhe tani kemi angazhim më të madh në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

Real Madridi mposht Interin, mbyll grupin në vendin e parë
Lexo po ashtu Real Madridi mposht Interin, mbyll grupin në vendin e parë

“Ndonjëherë nuk bëjmë presion sa duhet. Jemi mirë, jemi rehat…”.

“Nuk kemi mundësi të mbrohemi në fushë të hapur. Ndonjëherë nuk është aq estetikisht e këndshme, por ne po bëjmë shumë mirë”.

“Ne kemi cilësinë për të fituar La Ligën dhe cilësinë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve”.

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-0 Inter: Carvajal më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-0 Inter: Carvajal më i miri në fushë

“Nuk ka skuadra me cilësi për të fituar Ligën e Kampionëve, por për të konkurruar po. Ka skuadra më intensive, të tjera më cilësore”.

“Ne nuk jemi një ekip intensiv në aspektin mbrojtës, nuk mund të mbrohemi në fushë të hapur, por kemi shumë cilësi, shumë përvojë dhe shumë përkushtim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori