LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti po konsideron përdorimin e formacionit alternativ për të përshtatur Mbappen

Ancelotti po konsideron përdorimin e formacionit alternativ për të përshtatur Mbappen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se po konsideron një formacion apo rreshtim alternativ për të përshtatur Kylian Mbappen pas transferimit këtë verë.

Ardhja e yllit të madh francez në Santiago Bernabeu ka shkaktuar ‘kokëdhimbje’ për trajnerin Ancelotti.

Megjithatë, trajneri italian ka në mendje një ide për të përshtatur Mbappen, duke përdorur një formacion alternativ.


Mbappe poston vetëm katër fjalë pas stërvitjes së tij të parë me Real Madridin
Lexo po ashtu Mbappe poston vetëm katër fjalë pas stërvitjes së tij të parë me Real Madridin

Sipas gazetarit të L’Equipe, Antoine Simonneau, Ancelotti po ‘konsideron’ përdorimin e formacionit 4-4-2 në disa ndeshje të sezonit të ri.

Në këtë rast, Mbappe do të luante përkrah një sulmuesi tjetër që ka gjasa të jetë Vinicius Junior, ndërsa Jude Bellingham do të luante si nr.10.

Në thelb, do të ishte formacioni që Ancelotti e përdori shumë sezonin e kaluar. Megjithatë, këtë herë, Mbappe do të zëvendësonte Rodrygon.

Megjithatë, në shumicën e kohës, Real Madridi pritet të luajë me rreshtimin 4-3-3 me Mbappen në qendër, Rodrygo në të djathtë dhe Vinicius në të majtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori