LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Griezmann vs Messi, Ronaldo vs Godin – guida drejt fazës eliminuese

Analizë: Griezmann vs Messi, Ronaldo vs Godin – guida drejt fazës eliminuese

Francë – Argjentinë dhe Uruguai – Portugali janë pa dyshim dy prej përballjeve më të forta të fazës eliminuese të Botërorit, Rusia 2018.

Plot 32 kombëtare arritën në Kampionatin Botëror, ku 16 ishin lënë në Rusi.

Faza e grupeve ofroi dramë dhe mjaft emocione, si në fushë, ashtu edhe jashtë fsuhave. Sidoqoftë, krizë apo shkëlqim, të gjitha ekipet besojnë se mund t’ia dalin deri në fund.


Qysh në 1/8 e finales janë caktuar ndeshje tejet interesante, ku Franca përballet me Argjentinën në atë që është gjysma e skuadrave të vështira në skemën që çon drejt Kupës së Botës, teksa Angalia e Kolumbia ndjejnë se kanë rrugën të hapur drejt finales me skuadra “më të lehta” në letër para vetes.

Messi shënoi për 1-0 në ndeshjen “o jetë, o vdekje” ndaj Nigerisë. Foto: Getty Images

Francë – Argjentinë

Koha dhe vendi: E shtunë, 30 qershor (16:00) – Kazan Arena

Një duel i kategorisë së rëndë e hapë fazën grupore, teksa Franca dhe Argjentina do të përplasen në kazan. Kjo, në letër, do të jetë një përballje mes dy ekipeve të stërmbushura me yje, por këto dy superfuqi të futbollit ende duhet të bindin në Rusi.

Les Bleus e fituan Gurpin C, pro ata shënuan vetëm tri gola. Argjentina në anën tjetër ka pasur nevojë për një gol në momentet e fundit nga Marcos Rojo për të përfunduar në vendin e dytë në Grupin D. Ëndrra e Lionel Messit për Kupën e Botës është e gjallë, por Albicelestët duhet që të përmirësohen dhe atë sa më shpejt nëse duan të realizojnë një fitore më shumë se në Brazil katër vite më parë.

Beteja kyçe: Ka qenë një kampionat i qetë për Messin, i cili ka shënuar vetëm një herë në Rusi, por superylli i Barcelonës do t’i shfrytëzojë rastet e tij ndaj Francës në krahun e majtë ku gjendet Lucas Hernandez.

Top statistika: 55 ndërhyrjet e shkaktuara ndaj Argjentinës në këtë kampionat është më shumë se secila skuadër, tetë më pak se Panama e eliminuar.

Uruguai – Portugali

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E shtunë, 30 qershor (20:00) – Fisht Stadium

Në Euro 2016, Portugalia kishte probleme në kualifikime para se ta fitonte trofeun. A mund të përsëritet kjo histori në Rusi? Mirë, nëse Cristiano Ronaldo dëshiron ta ngritë edhe këtë trofe, atëherë duhet ta gejjë rrugën që të shënojë në mbrojtjen e Uruguait që s’ka pranuar gol në tri ndeshjet e fazës grupore.

Me Luis Suarezin dhe Edinson Cavanin që janë në gjendje që të shënojnë gol në secilin moment, ekipi i Oscar Tabarez është mirë i pajisur dhe gjithmonë është gati për t’i shfrytëzuar rastet. Nëse Argjentina dhe Portugalia vazhdojnë tutje, atëherë do të shohim Messin përballë Ronaldos në çerekfinale – të gjithë e duam një përballje të tillë, por ka shumë punë deri sa të ndodhë kjo.

Beteja kyçe: Ronaldo ka lënë vulën e tij në Kampionatin Botëror me një hettrik spektakolar ndaj Spanjës. Mbrojtsi i Atletico Madridit, Diego Godin, dot ë jetë një njeri i njohur për portugezin nga derbit e Madridit, por kapiteni i uruguait është një prej qendërmbrojtësve më të fortë në botë.

Top statistika: Uruguai është ekipi i vetëm që nuk ka pranuar gol në këtë Kampionat Botëror, duke mbajtur portën të pa prekur në tri përballjet e grupeve.

Spanjë – Rusi

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E dielë, 1 korrik (16:00) – Luzhniki Stadium

Pas dy fitoreve impresive ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, Rusia u kthye në realitet duke humbur nga Uruguai me rezultat 3-0, e që bëri që kjo kombëtare të përfundojë e dyta në grup. Ky rezultat e vuri Rusinë përballë Spanjës, që ka pasur nevojë për një gol në momentet e fundit nga Iago Aspas ndaj Marokut për ta shmangur humbjen. Kampionët e vitit 2010 pranuan pesë gola në fazën e grupeve dhe po ashtu pranuan tri gola në një takim me Rusinë në mqiësore në nëntor të vitit 2017.

Beteja kyçe: Diego Costa është mbrehtësia e Spanjës në sulm dhe do t’i pëlqejë përplasja me Ignashevichin, a do të jetë 38 vjeçari në gjendje që të luftojë?

Top statistika: Me 307 pasime të kompletuara, kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos kryeson të gjithë lojtarët për pasimet e kompletuara në Botëror.

Kroaci – Danimarkë

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E dielë, 1 korrik (20:00) – Nizhny Novgorod

Kroacia ishte mbi të gjithë në Grupin D, duke fituar tri nga tri ndeshjet në Kampionatin Botëror për herë të parë në një grup mjaft të vështirë. Rezultati më impresiv erdhi ndaj Argjentinës pasi kroatët shkatërruan rivalët kryesorë për të marrë lidershipin.

Danimarka është rivali i radhës që ka përfituar nga një barazim monoton pa gola ndaj Francës, e ku Kasper Schmeichel është bërë portier me më shumë ndeshje ap pranuar gol se babai i tij, Peter. Kombëtarja skandinave shënoi dy herë, por pranoi vetëm një gol teksa u kualifikua para Australisë dhe Perusë.

Beteja kyçe: Edhe pse nuk është duel direkt, nuk ka dyshim se mesfushorit Luka Modric dhe Christian Eriksen janë lojtarët kyç në këtë përballje. Modric ka shënuar në dy ndeshje në këtë Botëror, teksa mbi supet e Eriksenit është kreativiteti i ekipit.

Top statistika: Me 12 intervenime në këtë Botëror, Schmeichel është vetëm prapa Ochoas i cili ka më shumë intervenime, teksa danezi ka një përqindje prej 92.3 për qind të rasteve të ndalura në këtë Botëror.

Brazil – Meksikë

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E hënë, 2 korrik (16:00) – Samara Arena

Brazili është favorit për ta fituar këtë Botëror, por Meksika premton një test të fortë për Selecaon pasi kombëtarja e vetme e mbetur nga CONCACAF tashmë ka kontribuar në eliminimin e hershëm të GJermanisë.

Brazili është i pamposhtur dhe ka pranuar vetëm një gol deri tani, por ekziston ndjesia se mund të shohim më shumë nga një skuadër që u kualifikua lehtësisht nga amerika latine ku ekzistoi sfidë e madhe. Meksika u eliminua në 1/8 të finales në gjashtë Kampionate Botërore, kështu që edhe kjo pritet të jetë arritja më e madhe e kësaj kombëtare.

Beteja kyçe: Neymari ende nuk e ka arritur top formën në botëror, e ku 20 vjeçari Edson Alvarez në krah dot ë jetë i ngarkuar për të mbajtur të qetë lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Top statistika: 57 goditjet e regjistruara nga Brazili deri tash janë më së shumti nga një ekip i mbetur në Botëror, vetëm Gjermania arriti të bëjë 72 goditje dhe të eliminohet!

Belgjikë – Japoni

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E hënë, 2 korrik (21:00) – Rostov Arena

Një numër i madh i talentëve që pasuruan skenën e futbollit e bëjnë Belgjikën një prej pretendentëve, edhe pse Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard u eliminuan nga Uellsi dy vite më parë në Euro 2016.

Japonia arriti kualifikimin në rrethana shumë të çuditshme, pasi Senegail u eliminua vetëm për shkak të kartonëve. Japonia që është kombëtarja e fundit e mbetur aziatike do të jetë jofavorite në këtë duel sepse kurrë nuk ka arritur çerekfinalen, e vetëm Rusia ka renditje më të ulët se japoneët në FIFA.

Beteja kyçe: Mbrojtësi i Marseille, Hiroki Sakai, pritet që të startojë në krahun e djathtë ndaj Japonisë, ku ai do të mbajë Hazardin, kurse anësori i Chelseat do të mundohet që të shënojë edhe më shumë gola pasi shënoi dy ndaj Tunizisë në Grupin G.

Top statistika: Me nëntë gola të shënuar në tri ndeshje të fazës grupore, Belgjika është skuadra me më së shumti gola të shënuar këtë kampionat.

Suedi – Zvicër

Koha dhe vendi: E martë, 3 korik (16:00) – St. Petersburg Stadium

Rregullat e suspendimit bëjnë që Fabian Schar dhe Stephan Lichtsteiner të mos luajnë kurse Sebastian Larsson mungon te Suedia. Zvicra po nënvlerësohet dhe kjo ka shtyrë Ibrahimovicin që të besojë se Suedia mund ta fitojë Botërorin, por nëse pyeten Brazili dhe Serbia, atëherë suedezet dot ë mendohen dy herë.

Zvicra ndali Brazilin dhe në ndeshjen e dytë shqiponjat fluturuan në Kaliningard për të siguruar një fitore të madhe për zviceranët në atë që ishte ndeshja më e përfolur e këtij kampionati. Zvicra është në vendin e gjashtë të ranglistës së FIFA-s.

Beteja kyçe: Xherdan Shaqiri shënoi në fund të ndeshjes ndaj Serbisë dhe është rreziku kryesor për secilën skuadër, kurse ndaj tij do të testohet Ludëig Augustinsson i cili shënoi golin e parë ndaj Meksikës.

Top statistika: Ndeshaj e Suedisë ndaj Koresë së Jugut pati më së shumti ndërhyrje të palejuara (43) në këtë Kampionat Botëror.

Kolumbi – Angli

Foto: Getty Images

Koha dhe vendi: E martë, 3 korrik (20:00) – Spartak Stadium

Këtu do të përmbyllet faza e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, me dy skuadra që do të mendojnë për gjysmëfinalen qysh prej tash duke parë skuadrat tjera në një pjesë të skemës së skuadrave pas fazës grupore.

Gareth Southgate ka pushuar tetë lojtarë, përfshirë kapitenin dhe yllin kryesor, Harry Kane, në ndeshjen ndaj Belgjikës, aty ku anglezët humbën. Trajneri i Kolumbisë, jose Pekerman do të shpresojë që James Rodriguez të rikuperohet shpejt nga lëndimi që e la atë në stol në ndeshjen e parë ndaj Japonisë dhe të zëvëndësuar në pjesën e parë të fitores vendimtare ndaj Senegalit.

Beteja kyçe: Dy golat e Yerry Minas kanë qenë vitale për Klumbinë, por mbrojtësi i Barcelonës duhet të jetë në nivel për ta ndalur Kanen, i cili është i freskët pasi pushoi ndaj Belgjikës.

Top statistika: Kane është top golashënuesi në Botëror, ku kapiteni i Tre Luanëve ka tashmë pesë gola në llogarinë e tij e kryeson garën për Këpucën e Artë – plus nuk luajti fare ndaj Belgjikës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai bën gjëra që nuk duhet”, ish-trajneri i Real Madridit e akuzon Viniciusin për provokime

“Ai bën gjëra që nuk duhet”, ish-trajneri i Real Madridit e akuzon Viniciusin për provokime

Ndërkombëtare
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

La Liga
Galatasaray i ofron Napolit marrëveshje para plus lojtar për Osimhen

Galatasaray i ofron Napolit marrëveshje para plus lojtar për Osimhen

Ndërkombëtare
Barcelona është afër të blindojë dy yjet e mëdha të ekipit

Barcelona është afër të blindojë dy yjet e mëdha të ekipit

La Liga
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

Ligat tjera
Zidane ka përmendur dy legjenda të Ligës Premier në mesin e tre lojtarëve të tij të preferuar

Zidane ka përmendur dy legjenda të Ligës Premier në mesin e tre lojtarëve të tij të preferuar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori