LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Bayern Munich – Borussia Dortmund

Analizë dhe parashikim: Bayern Munich – Borussia Dortmund

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të takohen sot në klasiken gjermane. Bavarezët do ta nisin sfidën si lider i Bundesligës, të cilën pozitë ia rrëmbeu javën e kaluar “milionerëve”.

Vendi: Signal Iduna Park, Dortmund

Koha: 4, nëntor (e shtunë), 18:30


Lajmet rreth ekipeve

Borussia Dortmund

Marcel Schmelzer ishte pushuar në barazimin 1-1 të Ligës së Kampionëve me APOEL-in. Por, ndaj bavarezëve do të startojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Marc Batra mund të paraqitet sërish në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Jeremy Toljan e ka zëvendësuar Lukasz Piszczek e lënduar.

Gonzalo Castro dhe Andriy Yarmolenko, të cilët u pushuan në mesjavë, do të rikthehen në formacionin startues.

Gjithashtu edhe Marco Reus, Sebastian Rode dhe Eric Durm nuk do të jenë të gatshëm për derbin e ligës elitare gjermane.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Bayern Munich

Mats Hummels nuk u paraqit në fitoren 2-1 kundër Celticut në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërsa do të kthehet në sfidën kundër ish-skuadrës, Dortumundit.

Joshua Kimmich dhe Jerome Boateng thuhet se nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, e cila është një goditje e madhe për Bayernin.

Thiago, i cili mori një pushim në mesjavë, duhet të kthehet në qendër të mesfushës për të ndihmuar bavarezët.

Robert Lewandowski pritet të kthehet nga një lëndim i vogël dhe do të luajë në qendër të sulmit.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Bayern është ië pamposhtur në 29 nga 32 ndeshjet e tyre të fundit (Bundesliga).

Bavarezët kanë shënuar mbi 2.5 gola në ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit (Bundesliga).

Borussia Dortmund ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Porta e Bayernit nuk është mposhtur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Bayerni kanë shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Dortmund ka realizuar mbi 2.5 gola në tre ndeshjet e fundit kundër Bayernit në të gjitha garat.

Borussia ka pranuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Bayern ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit në të gjitha garat.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Bundesligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Dortmundi është i pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë dhe Ligë të Kampionëve para shikuesve të vetë. Me Signal-Iduna-Park që ka humbur statusin e një kështjellë të pamposhtur për momentin dhe humbjen 4-2 kundër Hannoverit gjatë javës së kaluar, urgjentisht duhet të përmirësojë ekuilibrin për të pasur një mundësi kundër kampionëve të ringjallur me ardhjen e Jupp Heynckesin.

Bayerni ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e fundit, në kohë të rregullt ose pas penalltive nën dretimin e Heynckesit, i cili pushoi lojtarët kryesorë në Ligën e Kampionëve. Ata do të duan të rrisin hendekun mes tyre dhe Dortmundit në gjashtë pikë me një fitore tjetër.

Pritet që kjo të jetë një lojë shumë intensive që nga fillimi, me favoritët e Bayernit dhe Dortmundi që do të përpiqet që t’i rikthehet fitores.

Parashikim i ekspertëve të Whoscored

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori