UNDP dhe USAID ka lansuar sot analizën mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ku ka theksohet se faktorët kryesor të shtytjes janë zhgënjimi me punën e ekzekutivit, institucionet legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, ndjenjën e izolimit, si dhe krizën e identitetit dhe indoktrinimin ekstremist, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët të arsimit.
Studimi analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.
“Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit. Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyren e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale. Gjetjet kyçe sugjerojnë që kosovarët konsiderojnë se format ekstreme ose radikale të Islamit ndikojnë në Kosovë dhe se Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste.
Rezultatet e grupeve të fokusit konfirmojnë gjetjet se ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë u rrit gjatë dy dekadave të fundit dhe se niveli i radikalizmit të perceptuar fetar në Kosovë u rrit. Aktivitetet e grupeve dhe individëve radikalë po ndodhin si në m jediset jozyrtare ashtu edhe në ato zyrtare fetare. Për shkak të veprimtarive kundër terrorizmit nga Policia e Kosovës si dhe sistemit të drejtësisë, numri i kosovarëve që largohen nga Kosova për t’u bashkuar me ISIS-it dhe grupet e tjera ekstremiste ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015.
Megjithatë, rezultatet nga grupet e fokusit sugjerojnë se perceptimi i kërcënimit të sulmeve terroriste është më i lartë se gjatë viteve të mëparshme. Rezultatet nga grupet e fokusit gjithashtu sugjerojnë se ndikimi i grupeve ekstremiste është i vazhdueshëm dhe se numri i zvogëluar i njerëzve që bashkohen me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme nuk është një tregues i nivelit në rënie të kërcënimit”, thuhet në komunikatën e UNDP.
Sipas komunikatës, ky studim ka gjetur disa faktorë shtytës dhe tërheqës që mundësojnë radikalizimin. Faktorët kryesor të shtytjes janë zhgënjimi me punën e ekzekutivit, institucionet legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, ndjenjën e izolimit, si dhe krizën e identitetit dhe indoktrinimin ekstremist, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët të arsimit.
“Këto ndjekin korrupsionin institucional, mungesën e aktiviteteve të organizuara për të rinjtë, dhe stigmatizimin shoqëror të besimtarëve konservatorë. Përveç kësaj, faktorët specifik për femrat përfshijnë detyrimin e grave të martuara për t’u bashkuar me burrat e tyre dhe indoktrinimin nëpërmjet mësimeve joformale ose fetare në internet dhe me të afërmit e radikalizuar, kryesisht për shkak të mungesës së aktiviteteve alternative në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Një e gjetur interesante është se gratë kanë një potencial të madh për të ndihmuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sepse vërejnë shenjat e radikalizimit të anëtarëve të familjesnë fazat e tyre të hershme. Në të njëjtën kohë, ata mund të jenë shumë të cenueshëm, sepse shpesh ekspozohen ndaj burimeve alternative të edukimit fetar, duke përfshirë anëtarët meshkuj të familjes dhe internetit. Në përgjithësi, gratë janë më të moderuara se burrat, por mungesa e qasjes nuk u lejon atyre të ndikojnë në procese, posaçërisht në kuadër të BIK-ut”, thuhet në komunikatë.
Disa nga rekomandimet kryesore që dalin nga analiza e të dhënave të grupeve të fokusit janë kryesisht të lidhura me mënyrat se si institucionet e Kosovës dhe shoqëria mund të rrisin qëndresën e Kosovës në lidhje me ndikimet e ideologjive dhe grupeve radikale e ekstremiste dhe mënyrat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që mund të ndodhin në afat të gjatë. Këto rekomandime nuk janë shteruese – situata ndryshon vazhdimisht dhe kësisoj pasqyron nevojën për zhvillim të një sërë metodash dhe veprimesh./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje