LAJMI I FUNDIT:

Analisti amerikan për liderin e Koresë së Veriut: Kina i ka siguruar Kim Jong-un vaksinën eksperimentale kundër COVID-19

Analisti amerikan për liderin e Koresë së Veriut: Kina i ka siguruar Kim Jong-un vaksinën eksperimentale kundër COVID-19

Kina i ka siguruar një vaksinë eksperimentale kundër COVID-19 liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe familjes se tij, pretendon analisti amerikan Harry Kazianis duke u thirrur në dy burime të paidentifikuara të inteligjencës japoneze, shkruan Reuters.

Kazianis, ekspert për Korenë e Veriut në Qendrën “think tank” të Interesit Kombëtar në Washington, ka thënë se është vaksinuar familja e Kim Jong-un dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se nga cila kompani është porositur vaksina për familjen e liderit verikorean, dhe nëse bëhet është dëshmuar se është një ilaç i sigurt, ka shtuar eksperti amerikan.


Duke u thirrur në ekspertin medicinal amerikan Peter Hotez, Kazianis ka bërë të ditur se të paktën tri kompani kineze po zhvillojnë vaksina kundër coronavirusit, përfshirë Sinovac Biotech, CanSino Bio dhe Singopharm Group.

Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë nëse Kim do të pranonte ta merrte vaksinën eksperimentale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Evropa
Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Botë
Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Botë
BE-ja përballë tarifave të Trumpit

BE-ja përballë tarifave të Trumpit

Botë
Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Amerika
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Kalo në kategori