LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Rusisë i konvenon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Analistët: Rusisë i konvenon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Analisti Ilir Mirena ka thënë se një marrëveshje e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës do të shkonte në favor të Rusisë.

“Pse të mos i konvenoj Rusisë një marrëveshje e mundshme Kosovë- Serbia, kur e dimë se tri territore duke përfshirë Krimenë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë do të përdoreshin në situatën ideale për Rusinë në krahasim me Kosovën”, thotë Mirena.

“Qysh në fillim kur e ka aneksuar Krimënë, Rusia e ka përmendur Kosovën”, tha Mirena në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.


Analisti thotë se historia e ka treguar se Rusia jo gjithmonë i ka qëndruar në krah Serbisë.

Mirena thotë se është e qartë se Thaçi ka mbështetje ndërkombëtare për idenë e tij në raport me kufijtë.

“Erdhi kancelari i Austrisë, një udhëheqës i një vendi të BE-së, dhe tha merruni vesh keni mbështetje ndërkombëtare”, deklaroi Mirena.

Ndërsa, analisti tjetër Astrit Gashi ka thënë se nuk ka dyshim se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e përkrahë idenë e Thaçit për ndryshimin e kufijve.

“Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është treguar më e hapur, por një pjesë tjetër, sidomos Gjermania e kundërshton idenë për prekje të kufijve”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Duke folur për takimin Thaçi- Putin, Gashi ka thënë se më herët është përmendur se Vuçiqi kishte premtuar se do të ndërmjetësoj një takim të tillë.

“Nëse Vuçiqi ka qenë kumbara e këtij takimi atëherë na vijnë shumë pikëpyetje se çfarë mund të jetë diskutuar në ato shtatë minuta të atij takimi, dhe rezultatet e atij takimi”, deklaroi Gashi.

“Nëse SHBA do të kishte ndërmjetësuar atë takim situata do të ishte më ndryshe, por nëse aty e ka dërguar Vuçiqi ose Erdogani, ne do duhet të jemi skeptik për rezultatin e atij takimi”

“Thaçi vet e tregoi se çfarë ka biseduar në atë takim, për atë që ai po e quan demarkim të kufirit, e që nuk e ka përkrahjen e brendshme por e ka atë të Vuçiqit e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori