Analistët: Partitë shqiptare harxhojnë energji duke ecur në rrugë të gabuar

Në protestat e organizuara nga Platforma qytetare “Hajde” e të mbështetura nga shumë parti maqedonase, pjesë e opozitës, nuk ka marr pjesë asnjë parti shqiptare, edhe pse në masën e protestuesve janë vërejtur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.
Analistët politik, heshtjen e partive shqiptare dhe mosparaqitjen e tyre në protesta kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila tanimë solli vendimin që kryetari i shtetit të mund të amnistojë pedofil, manipulues të zgjedhjeve dhe tregtarë të drogës, e cilësojnë si mungesë guximi dhe diletantizëm politik. Analistët këshillojnë se për çështje me interes qytetar, siç është Gjykata Kushtetuese nuk ka “shqiptare” apo “maqedonase”.
Neziri: Partive shqiptare u mungon guximi
Analisti Xhelal Neziri mendon se partitë opozitare shqiptare vuajnë nga kompleksi i identifikimit me kauzën e LSDM-së.
“Sikur frikësohen të përkrahin iniciativa qytetare pasi mendojnë se ato i takojnë ekskluzivisht LSDM-së dhe Zaevit. Mendojnë se pastrimi i listës zgjedhore, lufta kundër korrupsionit, departizimi i institucioneve dhe demokratizimi i shtetit janë kauza eksluzivisht të LSDM-së. Por, viktima më të mëdha të votuesve fiktivë, keqpërdorimit të institucioneve dhe partizimit të shtetit kanë qenë dhe do të jenë pikërisht partitë opozitare, e sidomos iniciativat e reja. Përveç trajtimit të çështjeve ekskluzivisht etnike, ato duhet të jenë aktiv edhe në raport me temat që i tangojnë të gjithë qytetarët njësoj”, shprehet për Portalb Neziri.
Edhe shqiptari i Maqedonisë, potencon ai, është votues, i papunë, viktimë e gjykatave të partizuara, si taksapagues është edhe viktimë e korrupsionit e kështu me radhë.
“Heshtja e tyre tregon për mungesën e strategjisë dhe guximit për të reaguar për temat që prekin të gjithë qytetarët”, përfundon Neziri.
Petrit Saraçini: Opozita shqiptare, diletantizëm i paparë politik
“Mbrëmë në protesta pash qindra shqiptarë. Kishin ardhur vetë, të paorganizuar dhe pastrukturuar, si qytetarë të lire, ashtu siç u ka hije. Po ku ishte në gjithë këtë mesele opozita shqiptare, ajo që për këtë çështje duhet e para të mobilizojë popullin? Kurrkund. Ditë e javë me radhë, edhe pse kjo çështje e preokupon mbarë opinionin në vend, nuk pamë ndonjë mobilizim publik apo të dëgjojmë qartazi dhe zëshëm se çfarë mendojnë disa partitë opozitare shqiptare për këtë. Ndoshta kanë punë më të rëndësishme, siç po shohim…”, këstu shkruan në kolumnën e tij të fundit, Petrit Saraçini, aktivist për të drejtat e njeriut dhe anëtar i Platformës qytetare “Hajde”.
Ai shkruan se ka prej atyre që thonë që kjo është konflikt brenda maqedonasve, dhe se shqiptarët nuk duhet të përzihen në këtë çështje.
“Me këtë logjikë, po i bie që Kushtetuta u përket vetëm maqedonëve ?!? Është një diletantizëm i paparë politik të kërkosh të drejtat e shqiptarëve, e të ‘mos përzihesh’ në punë të Kushtetutës. Po ata dy shqiptarë në Gjykatë që votuan me dinjitet, të kujt janë? Vjedhja e zgjedhjeve qe ua solli shqiptarëve dhe kërbaçin e Gruevskit, e me të edhe Enciklopedinë, Monstrën, Brodecin, vrasjet, rrahjet…nuk po i interesuaka patriotët tanë partiakë, që si duket patriotizmin nuk e shohin shumë ndryshe nga BDI dhe PDSH. Deri te flamuri dhe fjalët boshe. As një cep më larg”, shkruan mes tjerash Saraçini.
Rashidi: Partitë shqiptare më shumë merren me njëra tjetrën
Njohësi i cështjeve politike në vend Nazim Rashidi porositë që shoqëria shqiptare dhe partitë shqiptare do të duhet që për çështje që janë kaq thelbësore të funksionimit të shtetit jo vetëm të jenë prezentë por edhe të ofrojnë alternativa, zgjidhje.
“Të gjithë duhet të shmangin mentalitetin letargjik, ku dikush tjetër vendos dhe shqiptarët pastaj ankohen. Cenimi i sistemit të drejtësisë është legjitimimim i ngjalljes së frikës, dhe me këtë nuk mund të ketë pastaj asnjë reagim. Këtë gjë nuk duhet të lejojnë as shqiptarët dhe as maqedonasit. Por me gjithë çfarë ndodh partitë shqiptare duket se më shumë merren me njëra tjetrën, shikoni vetëm çfarë ndodh me opozitën, se sa me çështjet e rëndësishme. Dhe për shtetin, për politikën, për shoqërinë nuk e di a ka çështje më të rëndësishme se pavarësia e sistemit të drjtësisë”, tha Rashidi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës