Në bazë të rezultateve të tanishme zgjedhore, mbetet shumë e paqartë se kush me kë mund të bëjë koalicion, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Ata thonë se për momentin të gjitha kombinimet janë të mundshme, duke mos përjashtuar as për mundësinë e një koalicioni të zgjeruar e as atë të organizimit të zgjedhjeve të reja.
Analisti politik, Petar Arsovski, tha se çfarë do të ndodhë me Qeverinë e ardhshme mbetet pyetje për 1 milion dollarë, dhe se asnjëri kombinim i mundshëm nuk mund të përjashtohet. Ai vlerëson se duke pasur parasysh platformat për partitë shqiptare do të ishte më e lehtë të koalicionojnë me LSDM-në se sa me OBRM-PDUKM-në, megjithatë përsëri mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë, kështuqë sipas tij, koha do të tregojë.
“Në periudhën e ardhëshme do të shohim se si do të zhvillohen punët. Sinjali i parë për atë se a egziston ndonjë marrëveshje në mes të partive shqiptare dhe maqedonase do të jetë konstituimi i kuvendit, të shohim a do të zgjidhet kryetari i kuvendit shqiptarë, sepse nëse zgjidhet dhe përse për atë janë të nevojshme 61 vota atëherë do të dijmë se diçka prej këtyre bisedimeve dhe platforma ka qenë i frytshëm, nëse nuk zgjidhet do të mbetemi në një periudhë të pasigurtë“, deklaroi Petar Arsovski, analist politik.
Edhe gazetari Isen Saliu, vlerëson se kemi një situatë shumë të komplikuar, pasi rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk tregojnë qartë se cilat parti përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj ai vlerëson se duhet pasur përsëri zgjedhje, pasi pas rezultateve të dhjetorit, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare do të ketë profilizim shumë më të qartë të vullnetit të qytetarëve.
“Mendoj se zgjidhja më e mirë për momentin do të ishte një koalicion i zgjeruar që do të përbëhej nga katër partitë që fituan numër më të madh të votave në zgjedhje dhe menjëherë të fillojnë përgatitje për zgjedhje të reja, krahas zgjedhjeve lokale të fillojnë përgatitje edhe për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare,“ tha gazetari Isen Saliu për Tv Shenja.
Ndryshe, në Tearcë pati rivotim në vendvotimin 2011, megjithatë rezultatet e këtyre votave nuk ndikuan në ndryshimin e mandateve, pas çka OBRM-PDUKM mbetet me 51 deputetë dhe LSDM me 49./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe