Qeveria e Kosovës tashmë ka lejuar që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë, derisa analistë dhe qytetarë të Mitrovicës shprehen kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në territorin e shtetit të Kosovës.
Analisti Nexhmedin Spahiu, mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në këtë formë, e sheh si të pakuptimtë.
Sipas tij, këto zgjedhje është dashur të rregullohen përmes përfaqësuesit diplomatik serb në Kosovë, sikur që bëhen zgjedhjet e shtetasve turq në Gjermani, ose çfarëdo vendi tjetër.
Ai duke mohuar mundësinë e ndonjë incidenti gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë, ka kritikuar qëndrimet e Qeverisë sa i përket hyrje-daljeve të kandidatëve presidencialë serbë në Kosovë gjatë fushatës.
Spahiu ka preferuar fitoren e kandidatit, Nenad Çanak për kryetar të Serbisë, sepse siç u shpreh ai, është I vetmi kandidat për president që ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
“Është dashur që puna e zgjedhjeve serbe në Kosovë të rregullohet përmes përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Kosovë, Paviçeviq. Të bëhen zgjedhjet sikur që bëhen ta zëmë të shtetasve turq në Gjermani kur ka zgjedhje presidenciale në Turqi ose çfarëdo vendi tjetër. Fakti që po tolerohen të mbahen zgjedhjet në Kosovë sikur Kosova të jetë pjesë e Serbisë, mendoj se është e pakuptimtë dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës ndaj hyrje daljeve ndaj kandidatëve presidencialë etj. nuk janë në rregull… Natyrisht do të duheshin të krijojnë një rregull nëse do të lejohet dhe çfarë kushte do të lejohen për kandidatët presidencialë për të marr pjesë në fushatë në Kosovë… Për shembull ta lejojë Vuçiqin mos ta lejojë Sheshelin ose anasjelltas… Ne qytetarët e Kosovës do të donim që të fitonte Çanak sepse është i vetmi që pranon pavarësinë e Kosovës… Të paktën në Kosovë nu k pres që të ketë ndonjë incident, në Serbi nuk e di, ndoshta, për shkakun se atje Shesheli është i forcuar”, ka thënë Spahiu.
Ndërkaq, edhe qytetarët janë shprehur kundër këtyre zgjedhjeve në vendin tonë.
Agim Dërguti tha se mbajtja e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës nuk është e drejtë dhe se institucionet e Kosovës është dashur të marrin masa.
“Kjo nuk është e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet me marrë masa mos me leju zgjedhje të Serbisë në territorin e Kosovës, përderisa ne jemi shtet i shpallur, nuk ka nevojë me umbajt zgjedhje të Serbisë në Kosovë… Mbase edhe mundet me pas, nuk i dihet. Qytetarët vlerësojnë vet dhe vendosin vet tek e fundit kur s’ka institucione të mirëfillta”, tha ai.
Shefqet Begu, qytetar, u shpreh po ashtu kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Ai tha se edhe shqiptarët e Luginës duhet pra të votojnë atje për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.
“Për mua nuk është në rregull kjo punë…Po atëherë duhet me votu edhe shqiptarët tanë në Luginë të Preshevës dhe Medvegjes për zgjedhjet në Kosovë”, sqaroi Begu.
Në anën tjetër, përkundër përpjekjeve të KosovaPress-it për të marr ndonjë prononcim nga qytetarët dhe analistët serbë të veriut rreth zgjedhjeve që do të mbahen nesër, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës rreth këtyre zgjedhjeve.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të mbahen të dielën më 2 prill dhe do të monitorohen nga Misioni i OSBE-së.
Ky angazhim i OSBE-së që bazohet në modelet e mëparshme të vitit 2012, 2014 dhe 2016, do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë, me prani të stafit të OSBE-së, ku më pas do t’i transportojë fletëvotimet në qytetet Rashkë dhe Vranje, për t’ia dorëzuar Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë për procedura të mëtejme.
Për një gjë të tillë OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës.
Vendvotimet do të hapen të dielën në ora 7:00, ndërsa qytetarët e regjistruar në listat zgjedhore do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar deri në ora 20:00. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025