LAJMI I FUNDIT:

Analistët “deshifrojnë” ambiciet e Listës Serbe për të formuar komuna të reja boshnjake në Kosovë

Analistët “deshifrojnë” ambiciet e Listës Serbe për të formuar komuna të reja boshnjake në Kosovë

Ish-deputetja boshnjake Duda Balje thotë se Lista Serbe ka disa plane që të krijojë disa komuna boshnjake e që më pas të njëjtat të bashkohen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sadri Rrmoku nga Instituti për Qeverisje Lokale thotë se komunat e reja nuk mund të themelohen pa u plotësuar disa kushte.

“Komunat e reja nuk mund të themelohen pa ndodhur ndonjë vlerësim i decentralizimit apo qëndrueshmërisë së atyre komunave. Ne tash i kemi 14 komuna që kanë më pak se 22 mijë banorë e që të njëjtat kanë probleme serioze në qëndrueshmërinë e tyre”, ka thënë për RTV Dukagjinin Sadri Rrmoku.


Ai thotë më tej se komunat nuk mund të formohen për qëllime politike.

“Mbi të gjitha komunat mund të formohen nëse ato kanë qëndrueshmëri dhe funksionalitet”, tha Rrmoku, përcjell Telegrafi.

Analisti Bekim kabashi thotë se Lisa Serbe ka për qëllim ta bëjë një gjë të tillë pasi që ajo dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj në sa më shumë pjesë të territorit të Kosovës.

“Pas themelimit eventual të Asociacionit, Lista Serbe mund të ketë qëllim që në të ardhmen ta zgjerojë këtë rrjet me komuna tjera që të ketë kontroll sa më të gjerë në territorin e Kosovës. Sigurisht se Beogradi është duke shfrytëzuar edhe vakumin e sistemit zgjedhor të Kosovës”, deklaroi Kabashi.

Reagime të shumta ka pasur nga shoqëria civile pas pretendimeve se Lista Serbe po synon të ketë ndikim mbi deputetët e pakicave tjera në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori