Programi i qeverisë Kurti II për politikën e jashtme po vlerësohet i njëjtë dhe përsëritje e qëndrimeve me qeveritë paraprake në vitet e fundit. Njohjet e reja, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, procesi integrues në BE, liberalizimi i vizave, fuqizimi i mërgatës dhe dialogu me Serbinë po konsiderohet se janë ndër të përbashkëtat e programeve qeverisëse. Për dallim prej qeverisë Kurti I, kësaj radhe ekzekutivi nuk ka paraparë vendosje të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, si dhe hartimin e një platforme për dialogun.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thotë se programi i qeverisë Kurti II, për politikën e jashtme në përgjithësi është përsëritje e qëndrimeve që i kemi parë edhe më herët dhe nuk ka dallime thelbësore në temat kyçe.
“Në përgjithësi është përsëritje e qëndrimeve të cilat i kemi parë edhe në programin e qeverisë Kurti I dhe në programin e qeverisë Hoti. Sa i përket politikës së jashtme, dialogut dhe procesit të integrimeve evropiane nuk është që ka dallime thelbësore… E përbashkëta është se në politikën e jashtme gjitha këto programe kanë folur për të njëjtën gjë, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, pranimi i Kosovës në sa më shumë organizata ndërkombëtare. Sa i përket mërgatës fuqizimi i rolit të tyre, sa i përket procesit të integrimit evropian, liberalizimi i vizave me një anë, marrja e statusit të vendit kandidat anën tjetër. Sa i përket dialogut me Serbinë arritja e marrëveshjes përfundimtare. Pra në thelb të gjitha programet e disa viteve të fundit flasin për të njëjtat gjëra, aty nuk ka ndonjë risi”, thotë ai.
Por dallime Shasha thotë se ka parë në programin për dialogun me Serbinë. Sipas tij, aty flitet për parimet dhe pritjet për dialogun, por jo për vendosjen e reciprocitetit dhe hartimin e një platforme sikur në qeverinë Kurti I.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, programi i qeverisë Kurti I fliste për vendosjen e masës së reciprocitetit. Programi i qeverisë Kurti I fliste për hartimin e një platforme për dialogun me Serbinë. Nëse e lexojmë tash programin asnjëra nga këto dyja nuk përmenden. Flitet për parime, flitet për dialog, flitet për çfarë presin ne prej dialogut, por nuk përmendet platforma dhe nuk përmendet në mënyrë decidive reciprociteti”, deklaron Shasha.
Megjithëse e mirëpret angazhimin për forcimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës sa i përket procesit të njohjeve të reja, analisti politik, Blerim Burjani thotë se Qeveria Kurti II duhet të ketë një strategji për njohjen nga pesë vendet e BE-së.
“Nuk ka një strategji për pesë vendet nga BE që se kanë njohur Kosovën. Nuk ka një program që flet për përafrimin me këto shtete, pasi Kosova duhet të ketë një departament në kuadër të MPJD-së që flet për lobimin dhe për krijimin e lidhjeve me pesë shtetet e BE-së që se kanë njohur Kosovën. Kosova mundet më shumë me bërë, duke përafruar lidhjet kulturore, shkencore dhe historike”, thotë ai.
Në pjesën për dialogun me Serbinë, Qeveria Kurti ka paraparë në programin e saj qeverisës përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët me ShBA-të, përveç ndërmjetësuesve të BE-së.
“Qeveria e Kosovës do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe garancinë për anëtarësim në OKB. Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me partnerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për tema që duhet të dialogohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur që kanë kontribuar në këtë drejtim”, thuhet në programin e qeverisë Kurti II.
Mes tjerash aty përmendet edhe fuqizimi i subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si dhe rishikim të funksionalitetit të shërbimit të jashtëm si tërësi. Qeveria Kurti II të premten e javës së kaluar miratoi programin qeverisës, pas 48 ditësh prej kur kanë marrë detyrën. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët