Zyrtare: Reali ia rrëmben nga duart Barcelonës talentin japonez Kubo
Real Madrid ka konfirmuar se Takefusa Kubo, 18 vjeç, do të transferohet në Bernabeu nga Tokio FC dhe të hyjë në skuadrën e Castillas në sezonin të ardhshëm.
Real Madrid ka mposhtur rivalët e tyre Barcelonën për nënshkrimin e yllit japonez Takefusa Kubo.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të tyre, Los Blancos konfirmoi se adoleshenti i Tokios do të bashkohet me radhët e ekipit të tyre B, Real Madrid Castilla, sezonin e ardhshëm.
Adoleshenti ishte në Barcelonë, por FIFA e kthej atë në Japoni në vitin 2015, pas sanksioneve që shtëpia më e madhe e futbollit botëror ia dha katalunasve mbi paregullësuinë e transferimeve me të mitur.
Kubo, që ka mbushur 18 vjeç muaj më parë, tani është i lirë të kthehet në Evropë dhe Barça kishte shpresuar se do të bashkohej me ta në Camp Nou.
Marrëveshje ishte që mesfushori të hyjë në ekipin e dytë të Blaugranas, Barça B, por lojtari ka zgjedhur të kundërtën duke lëvizur në Madridid, pavarësisht interesit nga Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/


