Zyrtare: Pioli merr drejtimin e Fiorentinas
06/06/2017
Fiorentina ka zyrtarizuar Stefano Pioli si trajner të skuadrës së parë.
Ish-trajneri i Interit ka zëvendësuar Paulo Sousan.
Pioli ishte pjesë e Violas si lojtar në vitet 1989 – 1995, ku bëri 156 paraqitje.
51-vjeçari para zikaltërve ishte trajner i klubeve si: Lazio, Parma, Sassuolo, Chievo e Palermo.
Një nga transferimet e para të Piolit pritet të jetë sulmuesi i Interit, Eder. /Telegrafi/


