Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Napoli transferon përfundimisht Osimhen, nigeriani bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit

2020/04/GettyImages-1178617016.jpg
276:"LILLE, FRANCE - OCTOBER 02: Victor Osimhen of Lille celebrates after he scores his sides first goal during the UEFA Champions League group H match between Lille OSC and Chelsea FC at Stade Pierre Mauroy on October 02, 2019 in Lille, France. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli më në fund ka blerë sulmuesin nigerian Victor Osimhen nga Lille.

Pas negociatave të stërgjaturames dy klubeve, më në fund ka ardhur zyrtarizimi.

Sulmuesi i talentuar nigerian i është bashkuar Napolit për shumën e 50 milionë eurove plus në drejtim të kundërt ka shkuar edhe portieri Karnezis.

Kësisoj talenti i madh nigerian është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit nga Serie A.

Osimhen që bëri një sezon të madh me Lillen ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Napolin, teksa vizitat mjekësore i kishte kryer disa ditë më parë.

21-vjeçari në 38 ndeshje zyrtare me Lillen këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Në garë për lojtarin ishin edhe klube tjera të mëdha si Liverpool, Man Utd, Arsenal e Bayern Munich. /Telegrafi/