Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Llapi përforcohet me Ardi Shalën

2021/06/202906715_10159229693772243_3780991295782651583_n.jpg
27:"Photographer: Philippe Pace

Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Fituesit e Kupës së Kosovës së fundmi kanë arritur transferimin e mesfushorit Ardi Shala.

24-vjeçari vjen nga skuadra e Ulpianës ku vitin e kaluar kishte bërë një sezon jashtëzakonisht të mirë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka prezantuar futbollistin prishtinas i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Njoftimi i plotë nga klubi:Mirësevjen Ardi Shala Golashënuesi më i mirë i Ulpianës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin!Podujevë, 17 qershor 2021 – Mesfushori i qendrës, 24 vjeçari prishtinas, Ardi Shala ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Ardi Shala është bashkuar me pjesën tjetër në përgatitjet për garat evropiane.Ardi Shala, 24 vjeç, i lindur më 4 prill 1997 në Prishtinë. Është mesfushor i qendrës, luan edhe në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofanziv. Ai ishte ndër futbollistët më meritorë që Ulpiana u inkuadrua në Superligë, të cilëve u ndihmoj me 9 gola dhe 6 asistime. /Telegrafi/