Zyrtare: LeBron James transferohet te Philadelphia 76ers
Një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e NBA-së është bërë realitet. LeBron James ka nënshkruar me Philadelphia 76ers, duke i dhënë një tjetër kapitull karrierës së tij legjendare.
Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes kanaleve zyrtare si dhe shefi i operacioneve të basketbollit të 76ers, Mike Gansey, ndërsa klubi nuk ka bërë të ditura detajet financiare të marrëveshjes.
LeBron James, katër herë kampion i NBA-së dhe katër herë fitues i çmimit MVP të sezonit, i bashkohet një prej organizatave më historike të ligës, me synimin për të luftuar për titullin kampion.
👑 pic.twitter.com/YFR01TviVw
— Philadelphia 76ers (@sixers) July 27, 2026
“LeBron është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit dhe ndikimi i tij në këtë organizatë do të jetë i jashtëzakonshëm. Ai është një profesionist i madh, një lider natyral dhe një konkurrues i jashtëzakonshëm”, deklaroi Gansey.
James do të luajë përkrah yjeve si Joel Embiid, Tyrese Maxey, Jaylen Brown dhe VJ Edgecombe, në një skuadër që synon të rikthehet fuqishëm në garën për unazën e kampionit.
BREAKING: The 76ers are expected to receive 34 national TV showcases this season, the most allowed under the NBA’s current rights deal, Per @FOS.
Must-See TV 👀🔥 pic.twitter.com/ZLeKg3CTeA
— 76ersMuse (@MuseSixers) July 27, 2026
Një karrierë jashtë çdo norme
Në moshën 41-vjeçare, LeBron James vazhdon të shkruajë histori në NBA. Ai është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, me 43,440 pikë në karrierë, ndërsa mban rekorde edhe për:
- 22 përzgjedhje në All-Star Game (rekord NBA);
- 21 përzgjedhje në ekipet All-NBA;
- 1,297 ndeshje radhazi me të paktën 10 pikë;
- 125 triple-double në karrierë.
James ka fituar katër tituj kampion në NBA:
- 2012 dhe 2013 me Miami Heat;
- 2016 me Cleveland Cavaliers;
- 2020 me Los Angeles Lakers.
a city fit for a king.
welcome to Philly, @KingJames@bankofamericapic.twitter.com/CrOuArwc45
— Philadelphia 76ers (@sixers) July 27, 2026
Në 23 sezone në NBA me Cleveland, Miami dhe Los Angeles, LeBron ka regjistruar mesatare prej 26.8 pikësh, 7.5 kërcimesh dhe 7.4 asistimesh për ndeshje.
Sezonin e fundit me Lakers, ai vazhdoi të impresionojë, duke realizuar mesatarisht 20.9 pikë, 7.2 asistime dhe 6.1 kërcime për ndeshje, duke zgjatur në 23 numrin e sezoneve radhazi me mbi 20 pikë mesatarisht.
ALL EYES ON PHILLY. 👀 pic.twitter.com/tspmWzEoyj
— Philadelphia 76ers (@sixers) July 27, 2026
Me fanellën e 76ers, LeBron James do të mbajë numrin 23, ndërsa Philadelphia shpreson që eksperienca dhe lidershipi i tij të jenë elementi që i mungon skuadrës për të luftuar për kampionatin e NBA-së. /Telegrafi/


