Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Terryt
18/05/2016
Chelsea ka njoftuar se kapiteni John Terry ka nënshkruar kontratën e re me klubin.
Veterani anglez ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin, pas takimit që ka pasur me bordin dhe menaxherin e ri Antonio Conte.
“Jam shumë i lumtur me kontratën e re. Të gjithë e dinë se unë i përkas Chelseat”, ka thënë Terry.
“Mezi pres sezonin e ri me menaxherin e ri dhe shpresoj që të kemi sukses”.


