Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: iPhone 5 prezantohet më 12 shtator

2016/01/f.0905103748973_210.jpg

Ngjarja në të cilën do të prezantohet iPhone 5 do të mbahet në “Yerba Buena Center for the Arts” në San Francisko, ndërsa përveç modelit të shumë-pritur të iPhone 5, Apple do të jap më shumë detaje edhe për iOS 6.

Me siguri në të njëjtën ditë, Apple do të fillojë shitjen e iPhone 5 me para-porosi, pasi që një gjë e tillë tashmë është bërë traditë e Apple.
Nëse Apple edhe kësaj radhe fillon shitjen e iPhone ditën e premte, atëherë i bie që telefoni më i popullarizuar në planet të fillojë të shitet nga data 21 ose 28 shtator. / Telegrafi /