Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Fatlum Gashi i bashkohet Besës

2016/01/zyrtare-fatlum-gashi-i-bashkohet-bes-euml-s_hd.jpg

“KF Besa realizoi transferin e parë. Fatlum Gashi i cili sezonin e kaluar luajti me KF Istogun, tani e tutje është lojtar i KF Besës”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan, transmeton GazetaOlle.

Fatlum Gashi është vëllai i Dukagjin Gashit, i cili aktualisht luan me Besën.

Fatlumi erdhi te Besa pas një sezoni shumë të mirë me Istogun, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/