Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Berisha dhe Sigal Prishtina shpallen më të mirët e sezonit 2013/14

2016/01/zyrtare-berisha-dhe-sigal-prishtina-shpallen-m-euml-t-euml-mir-euml-t-e-sezonit-2013-14_hd.jpg

Telegrafi pati raportuar për zgjedhjen e Dardanit si MVP për të dytën herë radhazi në natën që Sigal Prishtina u shpall kampione e ETC Superligës së Kosovës, dhe kjo gjë tashmë u konfirmua edhe zyrtarisht.

Statistikat mesatare të Dardanit për edicionin e kaluar janë këto: 19.7 pikë për ndeshje, 4.7 asistime dhe 3.5 kërcime gjatë kampionatit të rregullt.

Ndërsa, në anën tjetër edhe ekipi tij, Sigal Prishtina, është shpallur klubi më i mirë i sezonit 2013/14, dhe mund të themi se plotësisht e meritoi këtë epitet pasi që përpos që dominoi në Kosovë, tregoi lojë të bukur dhe e përfaqësoi shumë bukur Kosovën në Ligën Ballkanike, duke e përfunduar edicionin debutues në vendin e katërt. /Telegrafi/