Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Barcelona konfirmon largimin e Trincaos

2020/09/3.trincao.jpg
377:"Barcelona (Spain), 26/08/2020.- A handout photo made available by FC Barcelona of Portuguese striker Francisco Trincao during his presentation as new player of the Spanish La Liga soccer club in Barcelona, Spain, 26 August 2020. Trincao signed a five-year-contract deal with FC Barcelona. (España) EFE/EPA/MIGUEL RUIZ / FC BARCELONA HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar nënshkrimin e portugezit Francisco Trincao.

“Luanët” do t’i paguajnë Barcelonës 10 milionë euro për kartonin e futbollistit, që mbërriti dy vite më parë në “Camp Nou” nga Braga.

"FC Barcelona dhe Sporting Clube de Portugal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Francisco Trincão deri më 30 qershor 2023. Marrëveshja përfshin opsionin për të blerë lojtarin kur skadon periudha e huazimit", thuhet në njoftimin e katalunasëve.

"Trincao iu bashkua Barçës nga SC Braga në verën e vitit 2020. Pasi bëri debutimin e tij kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, ai vazhdoi të luajë në 42 ndeshje në vitin e tij të parë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime në sezonin fitues të Copa del Rey".

"Anësori e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Wolves në Ligën Premier", thuhet më tej  në njoftimin e tyre. /Telegrafi/