Zyrtare: Balotelli lojtar i Liverpoolit
Balotelli, i cili ishte fotografuar duke u stërvitur në Melwood i veshur me një fanellë stërvitore të Liverpoolit, mendohet se u ka kushtuar Redsave 20 milionë euro.
“Jam shumë u lumtur. Ne kemi biseduar për të ardhur këtu dhe tash unë jam i kënaqur që jam këtu”.
“Liverpooli është një prej klubeve më të mira në Angli dhe futbolli është shumë i mirë këtu. Është një ekip i shkëlqyeshëm me lojtarë të rinj, dhe kjo është arsyeja se pse jam këtu”, ka thënë Italiani.
Balotelli është nënshkrimi i nëntë i sezonit për Liverpoolin. Ai largohet nga Milani pas 18 muajsh, ku ka shënuar 30 gola në 54 ndeshje.
Ai sonte pritet të udhëtojë në Etihad Stadium por vetëm për të përcjellë bashkëlojtarët e tij të cilët do të ndeshen me ish-skuadrën e tij, Manchester City. /Telegrafi/


