Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Alisson rinovon me Liverpoolin

2021/08/E79V7kuXsAE4TPg.jpg

Alisson Becker ka arritur marrëveshje zyrtare me Liverpoolin për rinovimin e kontratës.

Portieri brazilian që kur arriti nga Roma, ka pasur paraqitje fenomenale te The Reds.

Ai ka ndihmuar skuadrën që të fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, me çka edhe është shpërblyer me kontratë të re.

Alisson ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin, duke qëndruar deri në vitin 2027 te Liverpooli.

Portieri dhe Liverpooli janë shprehur të kënaqur për këtë bashkëpunim, derisa shpresojnë të fitojnë edhe më shumë trofe së bashku. /Telegrafi/