Please enter at least 3 characters.

Zvicra mposht Islandën, asistim fantastik nga Xhaka

2018/10/GranitXhakazv-e1539634656664.jpg
271:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Granit Xhaka of Switzerland scores his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 2-1, Zvicra e ka mposhtur Islandën para tifozëve në Reikjavik, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në takimin, ku nga minuta e parë startuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në pjesën e parë nuk pati gola.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 52-të, kur pas një harkimi të bukur të Granit Xhakës në zonë, Haris Seferovic shënoi me kokë.

https://www.dailymotion.com/video/x6vidkq

Michael Lang e shënoi golin e dytë (67'), pasi u gjend më së miri në zonë pas një topi të kthyer.

https://www.dailymotion.com/video/x6vieb3

Michael Lang e shënoi golin e dytë (67'), pasi u gjend më së miri në zonë pas një topi të kthyer.

Edhe se dukej që Helvetikët do ta mbyllni ndeshjen pa presion, kështu nuk ndodhi pasi Alfred Finnbogason shënoi një gol të bukur (81').

https://www.dailymotion.com/video/x6viewx

Në minutat e mbetura, islandezët krijuan shumë raste shënimi, mirëpo zviceranët arritën të mbaheshin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Zvicrës në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve dhe numëron gjashtë pikë, aq sa ka edhe lideri Belgjika (me një ndeshje më pak të zhvilluar). Për Islandën kjo ishte humbja e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Në xhiron e ardhshme Zvicra luan në shtëpi kundër Belgjikës, kurse Islanda është mysafir i belgëve. /Telegrafi/