ZoneClub me DJ kosovarë “deri në vdekje” për Kombëtaren Kuq e Zi (Video)
Kombëtarja Kuq e Zi ka nevojë për përkrahjen e gjithë tifozëve të saj, edhe jashtë Francës. E kosovarët kanë gjetur mënyra interesante për përkrahjen e ekipit kombëtar që është pjesë e EURO 2016.
Është ZoneClub që ka organizuar mbrëmjen e madhe të kushtuar kombëtares Kuq e Zi. Më saktësisht, Zone Club ka angazhuar gjashtë DJ kosovarë për të lëshuar vetëm muzikë shqip në mbështetje të Kombëtares. Sipas postimit të bërë në faqen e Zone, sonte do të ketë muzikë shqip, apo hitet e artistëve shqiptar prej vitit 2000 e deri më sot.
Por shikoni DJ’të kosovarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë për kombëtaren. Ata thonë se do të lëshojnë muzikë shqip, deri në vdekje.
Më shumë se kaq, vështirë ta mbështesim Kombëtaren tonë, prandaj faleminderit djelmosha.
Shikojeni videon:


