Please enter at least 3 characters.

Zjarr në Strugë, janë lënduar dy persona

2017/01/zjarr-2.jpg

Policia e Strugës njofton se në zjarrin që shpërtheu dje në qytetin e Strugës në shtëpinë e një 69 vjeçari dy gra kanë marr lëndime dhe kanë përfunduar në Spital.

"63 vjeçarja si rezultat i lëndimeve serioze është transferuar në Klinikën e Shkupit ndërsa gruaja tjetër në Spitalin e Strugës", njofton policia e Strugës.

Njësiti Zjarrfikës i Strugës ka arritur të lokalizojë zjarrin, ndërkohë falë ndërhyrjes zjarrit nuk u lejua të shpërndahet në objektet përreth.

Nga policia shtojnë se akoma nuk dihen arsyet e shpërthimi të zjarrit.