Please enter at least 3 characters.

Zjarr në një qendër refugjatësh në Gjermani (Video)

2016/06/896673541.jpg

Në qendrën e refugjatëve në perëndim të Gjermanisë, në afërsi të Dyseldorfit ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, ndërsa të gjithë refugjatët janë evakuuar me kohë, kanë konfirmuar zjarrfikësit.

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve të Dyseldorfit ka thënë 70 zjarrfikës gjenden ende në vendin e ngjarjes.

Jörg Schmitter, zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve ka deklaruar për Asociated Press se zjarri ka rënë sot rreth orës 12. /Telegrafi/