Please enter at least 3 characters.

Ziyech ka vendosur për skuadrën e re, do të zyrtarizohet pas Kupës së Afrikës

2019/06/GettyImages-1148802225.jpg
230:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 12: Hakim Ziyech of Ajax looks on during the Dutch Eredivisie match between Ajax and Utrecht at Johan Cruyff Arena on May 12, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Hakim Ziyech do të largohet nga Ajaxi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Mesfushori maroken ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me gjigantin holandez duke fituar edhe dy trofetë shtetëror, titullin dhe Kupën e Holandës.

E falë paraqitjeve spektakolare si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, shumë skuadra janë vënë pas mesfushorit maroken.

Goal.com raporton se lojtari tashmë ka vendosur t’i bashkohet Liverpoolit dhe një gjë të tillë do ta bëjë pas Kupës së Afrikës ku po merr pjesë me Marokun.

Hakim Ziyech. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera si Roma, Manchester United, Arsenal, Atletico Madrid e Bayern Munich.

Por Ziyech ka preferuar t’i bashkohet Liverpoolit pasi beson se do të arrijë më shumë trofe duke nënshkruar me skuadrën e Jurgen Klopp.

Transferimi i Ziyechit në Anfield do t’i kushtojë Liverpoolit rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/