Please enter at least 3 characters.

Zidane e kërkon drejtorin sportiv të Juventusit?

2016/04/ZinedineZidaneRealMadridCFvVillarrealDB5FRYLFnOPx.jpg

Zinedine Zidane tashmë ka vënë objektivat e tij të parë në prag të fundit të sezonit për klubin e tij.
Ai madje po mendon të organizojë afatin kalimtar me njerëz kredibilë të fushës.

AS raporton se ai po kërkon 43 vjeçarin e Juventusit, Fabio Pariticin, njeriun që po e kërkojnë shumë klube evropiane.

Florentino Perez tashmë ka marrë informacionet dhe ka biseduar me Arrigo Sacchin e Ernesto Bronzettin që të ndihmojnë në këtë tratativë.

Pritet që me ardhjen e Pariticit të bëhen edhe planet transferuese të verës. /Telegrafi/