Please enter at least 3 characters.

Zidane e inkuadroi në lojë për të humbur ca sekonda, ndërsa Mariano e vulosi fitoren

2020/03/MarianoDiazgolbarca-1.jpg
328:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Mariano of Real Madrid scores his team's second goal past Samuel Umtiti of FC Barcelona and Marc-Andre Ter Stegen of FC Barcelona during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka bërë një performancë fantastike në fitoren prej 2-0 kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu në derbin e njohur si ‘el Clasico’.

Vinicius Junior e kishte shënuar golin e epërsisë në pjesën e dytë dhe kur gjyqtari caktoi tri minuta shtesë, Zinedine Zidane e bëri lëvizjen e radhës.

Trajneri e ngriti Mariano Diazin dhe qëllimi ishte padyshim që të humbeshin disa sekonda të minutave shtesë.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në minutën 90+1', Karim Benzema e lëshoi fushën për t’i lënë vend sulmuesit 26 vjeçar, i cili u tregua i jashtëzakonshëm në kohën që pati.

Ai pranoi një top nga rivënia anësore dhe me një solo aksion shkoi drejt portës dhe e gjuajti topin në anën e djathtë duke e lënë të pashpresë portierin Marc-Andre ter Stegen (90’+2). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7sehe1

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)