Please enter at least 3 characters.

Zidane: E di se cilët lojtarë do t'i transferojë në verë

2019/04/Zidane-Reali.jpg
239:"MADRID, SPAIN - MARCH 31: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid CF and SD Huesca at Estadio Santiago Bernabeu on March 31, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai ka identifikuar objektivat e transferimit të tij përpara fillimit të sezonit 2019-20.

Francezi pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e plakur të Los Blancos në sezonin e ri, me presidentin e klubit Florentino Perez të gatshëm ta mbështes atë me një shifër të madhe për transferimet e verës.

Është vet Zidane, i cili ka deklaruar se tashmë i ka identifikuar transferimet e mundshme dhe i di ato.

"Unë do të flas me klubin për transferimet, pasi e di mirë se cilët dua të sjell".

"Megjithatë, unë nuk do të zbuloj emra në këtë fazë", ka thënë Zidane.

Zidane ka qenë i lidhur me lëvizjet e dyshes nga Liga Premier, Eden Hazard dhe Paul Pogba, si dhe për Luka Jovicin e Benficës dhe Matthijs De Ligt të Ajaxit. /Telegrafi/