Please enter at least 3 characters.

Zidane: E ardhmja ime nuk varet nga fitimi i Ligës së Kampionëve, dua të vazhdoj me Realin

2018/04/Zizou.jpg
283:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF gestures from the bench prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo Leganes at Estadio Santiago Bernabeu on April 28, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij, ku ka theksuar se dëshiron të vazhdojë me Real Madridin.

Gjatë këtij sezoni është përfolur shumë për një largim të trajnerit francez nga Santiago Bernabeu, pasi thuhej se Zidane nuk mund t'i motivoj më futbollistët pas fitimit të gjithë trofeve.

Megjithatë, vetë Zidane ka deklaruar se dëshiron të vazhdoj karrierën tek gjiganti spanjoll, Real Madridit.

Sipas francezit e ardhmja e ti nuk varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

Zidane ka fituar gjithë trofetë me Real Madridin (Getty Images)

"Qëndrimi te Real Madridi nuk varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampionëve: unë dua të vazhdoj në këtë klub", ka thënë fillimisht Zidane.

"Nuk e di nëse mund të them se jam trajneri më i mirë apo më i keq, por tani kam më shumë përvojë".

"Ka shumë trajnerë më të mirë se unë, por kam pasur rastin të jetoj me këtë skuadër të Real Madridit dhe të bëj gjërat që kemi bërë", përfundoi francezi.

Ndryshe, Zidane pati deklaruar më parë se ka dëshirë që në të ardhmen ta drejtoj ish-skuadrën e tij, Juventusin. /Telegrafi/