Please enter at least 3 characters.

Zhytësi gjen bombën 1200 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, marina e Britanisë së Madhe kryen shpërthimin e kontrolluar (Foto/Video)

2018/07/1-132-e1531255296863.jpg
19:"© Twitter/dave_sgt

Marina mbretërore e Britanisë së Madhe ka arritur të kryej një shpërthim të kontrolluar të bombës 1200 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është gjetur në një plazh nga një zhytës që hasi në të derisa po eksploronte bukuritë nënujore.

James Cunningham, 19-vjeç, zbuloi bombën e cila ishte hedhur nga aeroplanët e nazistëve në bregun e Devonit, derisa ishte zhytur në ujë së bashku me xhaxhanë e tij.

Në shikim të parë i është dukur si një objekt i madh që ngjante me kontejnerët e mbeturinave, por kur u afrua e kuptoi se ishte diçka shumë më e rrezikshme.

Cunningham tha se ai dhe xhaxhai i tij dolën shpejt mbi ujë dhe i telefonuan autoriteteve përkatëse.

Njësia për deminim e marinës mbretërore doli në vendin e ngjarjes dhe kreu punën e saj, derisa policia e Devonit evakuoi zonën përreth për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

<span></span>