Please enter at least 3 characters.

Zhduket një vajzë në Pejë

2019/11/Zhduken-dy-femra-në-Prishtinë.jpg

Një vajzë është larguar nga shtëpia të enjten rreth orës 22:40 në fshatin Brekoc të Pejë, kurse familja e saj nuk ka njohuri ku ndodhet ajo.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, babai i vajzës ka informuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.

“Me 12.06.2020 një mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/