Please enter at least 3 characters.

Zhduket një grua në Podujevë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas një njoftimi për media thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në Podujevë.

Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Podujevë / 09.08.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/