Please enter at least 3 characters.

Zhduket mërgimtari nga Zvicra pasi arrin në Aeroportin "Adem Jashari"

2023/06/5c08e34e9f0f7800826882-scaled.jpg

Një mërgimtar nga Zvicra raportohet se është zhdukur të dielën, pasi ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“ANP Adem Jashari 18.06.2023-14:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/