Please enter at least 3 characters.

Zhduken dy persona në Gjilan

2024/06/policia_logo22.jpg

Dy persona raportohet se janë zhdukur në Gjilan.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në fshatin Doberqan, ku një e moshuar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të, transmeton Telegrafi.

"Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj", thuhet në njoftim.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Caparë të Gjilanit.

"Fsh. Caparë, Gjilan 03.07.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më", bëhet e ditur në njoftim.

Rastet janë duke u hetuar nga policia. /Telegrafi/