Please enter at least 3 characters.

Zhdrella fantastik, ia sjellë fitoren Ferronikelit

2016/01/zhdrella-fantastik-ia-sjell-euml-fitoren-ferronikelit_hd.jpg

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar në minutën e 23-të nëpërmjet sulmuesit të talentuar Liridon Fetahaj, por nuk vonoi shumë dhe ‘Nikli’, iu kundërpërgjigj.

Mevlak Zeka shënoi në minutën e 35-të për bardh e gjelbërtit për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë, gjygjqtari Genc Nuza akordoi penallti për vendasit, të cilën në gol e konkretizoi sulmuesi Florim Bërbatovci.

Në pjesën e dytë në skenë doli Mentor Zhdrella për mysafirët që shënoi dy gola për t’i siguruar fitoren.

Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella shënoi dy gola fantastik nga gjuajtja e lirë për t’i dhuruar tri pikë Ferronikelit.

Edhe pse vendasit bënë përpjekje për të barazuar rezultatin në vazhdim të ndeshjes, një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi mysafirët u mbrojtën mirë dhe u kthyen me pikë të plota në Drenas. /Telegrafi/