Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet në SHBA: Qendra e parë votuese mbyllet të mërkurën në ora 01:00 dhe e fundit në 07:00, sipas kohës sonë lokale

2020/11/Screenshot_7-3.png

Tashmë disa prej qytetarëve kanë hedhur votat e tyre për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Qendrat e para të votimit do të mbyllen në orën 19:00 (01:00, sipas kohës sonë lokale) në Georgia, Indiana, Kentucky, South Carolina, Vermont and Virginia.

Gjersa vendvotimi i fundit do të mbyllet në ora 01:00 (07:00, sipas kohës sonë lokale) të mëngjesit të mërkurës në Alaskë, raporton foxnews.

Georgia është i vetmi shtet në mesin e atyre që pritet të vendosin për fatin e demokratit, Joe Biden si dhe republikanit, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Trump dhe Biden tashmë kanë marrë rezultatet e para të dy qytezave me 26 votues, ku secili ka fituar nga një qendër votimi. /Telegrafi/