Please enter at least 3 characters.

Zenelaj dëshiron të dëshmohet te Sigal Prishtina

2016/01/zenelaj-d-euml-shiron-t-euml-d-euml-shmohet-te-sigal-prishtina_hd.jpg

“Jam duke stërvitur maksimalisht për t’u rikthyer në formën time më të mirë. Për momentin ndihem mjaft mirë dhe jam në pritje të rastit për t’i dëshmuar cilësitë e mia”, u shpreh për Arena, Zenelaj.

Ai theksoi se po ndihet mjaft mirë nën urdhrat e trajnerit të ri, Marin Dokuzovski, teksa pret që ta ndihmoj atë në arritjen e synimeve për këtë stinor. “Stërvitjet me trajnerin e ri janë duke shkuar mjaft mirë. Ai e di se çfarë kërkon nga basketbollistët dhe është tejet i përgatitur. Dua ta dëshmoj vetën para tij në mënyrë që të jem pjesë e planeve për suksesin e tij në drejtimin e skuadrës”, theksoi Zenelaj.

Ky i fundit u transferua te Sigal Prishtina në fillim të këtij viti, pasi shkëputi kontratën me RTV 21-shin. Stinorin e kaluar ai u llogarit si zbulimi i vitit, duke qenë një nga shtyllat e suksesit të ‘Teleboysave’, të cilët u futën në ‘play off’. Ai më parë ka veshur fanellën e skuadrës së Bashkimit. /Arena/Telegrafi/