Please enter at least 3 characters.

Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?

2023/07/Armend-Zemaj-LDK-konference-foto-Ridvan-Slivova-2-e1689773542932.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar lidhur me vendimin e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, për ndalimin e operacioneve për shkak të temperaturave të larta.

Zemaj ka thënë se ky vendim është i dëmshëm dhe skandaloz, derisa e ka pyetur ministrin Arben Vitia nëse vazhdon të jetë ministër i Shëndetësisë.

“Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Postimi i plotë:O ministër i shëndetësisë, a je gjallë?A mos ke dhënë prapë dorëheqje?Nëse po, a kthehesh prapë ministër?Nëse jo, a je ministër edhe kur janë temperaturat e larta?A do të jesh ministër edhe kur të jenë temperaturat e ulëta?Ku je ministër i vendimeve që e dëmtojnë shëndetin dhe nuk ofrojnë shërbime për pacientët?Vendimi i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, për ndalimin e operacioneve - programit të ftohtë gjatë muajve te verës është i papranueshëm, i dëmshëm; është skandaloz.Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore.Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre.Përgjegjësia politike e ministrit të shëndetësisë është e pakontestueshme. /Telegrafi/